Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë sot në Shkodër. Fillimisht kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në inagurimin e Poliklinikës në Shkodër. Më pas do të bëjë një inspektim tek tregu i Zdrales për punimet, si dhe tek tregu i Rusit ku punimet kanë përfunduar.
Më pas Kryeministri do jetë në Postribë ku do bëjë një inspektim tek fusha Adem Haxhija, për të përfunduar me një vizitë tek Ura e Mesit.