Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruci.

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare, ku opozita ka paralajmëruar se do bllokojë zhvillimin e saj.

Opozita gjatë gjithë javës ka bllokuar zhvillimin e komisioneve parlamentare dhe ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas opozitës vëllai i ministrit, Agron Xhafaj është i implikuar në trafik droge.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar protestë ditën e shtunë në orën 11:00 kundër qeverisë.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, XHAFAJ E GJONAJ NË HOLANDË: PASTROJMË SISTEMIN, TË PREKURIT DO HUMBASIN SHUMË
Artikulli tjetërPËRFUNDON EPOKA SARRI, ANCELOTTI TRAJNERI I RI I NAPOLIT