Kryeministri Edi Rama ka qene ne Shkoder, ku ka zhvilluar nje vizite te shpejte fillimisht ne spitalin rajonal te Shkodres ku i shoqeruar nga ministri i Shendetesise Beqaj

, dhe drejtues te spitalit te Shkodres ka marre pjese e ne inagurimin e repartit te hemodializes ne spitalin e Shkodres. Pas ketij inspektimi te shepjte te punimeve, Rama i eshte drejtuar “kryefjales” se diteve te fundit ne Shkoder, Stadiumit Loro Borici. I shoqeruar nga Prefekti i Qarkut te Shkodres Paulin Radovani dhe Deputeti Agron Çela, Rama ka parë nga afër punimet brenda dhe jashtë stadiumit. Burimet bejne me dije se Rama ka ngelur i kenaqur nga cilesia e punimeve jo vetem e tapetit te fushes, por edhe pjeses se brendshme te stadiumit Loro Borici ne tribunen vip. Por ngerci ngelet gjithnje tek hapesirat perreth stadiumit. Rama ka riperseritur serish nevojen per gjetjen e mundesive nepere qe pjesa e parkingut te jete ne standartet e UEFA, ne menyre qe te mos rrezikohet qe ky stadium te sherbeje vetem per ndeshjet e ekipeve shqiptare por te sherbeje si nje impiant modern dhe i rivalizuar me stadiumet europiane