Grupi militant i ISIS mund të pajisë veten me armë kimike e biologjike në sulmet e ardhshme terroriste në Europë, paralajmëroi kryeministri francez Manuel Valls. Valls tha se Franca përballet nga një kërcënim serioz nga bashkëpunëtor e lidhur me perosnat e armatosur dhe autorët që kryen sulmin më 13 nëntor në Paris, ku mbetën të vrarë 129 persona.

“Ne nuk duhet të përjashtojmë asgjë,” tha ai. “Duhen marrë të gjitha masat e nevojshme. Por ne e dimë dhe e kemi të ngulitur në mendje se ekziston rerzuku i armëve kimike e bakterologjike”. Valls paraqiti një projekt-ligj në parlamentin francez që do të zgjazë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit për 3 muaj. Më pas projektligji do të shkojë në Dhomën e Lartë të premten. Ai tha: “Terrorizmi goditi Francën, jo për shkak të atyre që kjo e fundit po bën në Siri e Irak, por për atë çka Franca është”. Ndërkohë, Ministria e Brëndshme franceze dhe zyra e prokurorit të Parisit thanë se ende është i paqartë fat ii ‘trurit’ të sulmeve në Paris, pas aksionit policor të mërkurën në Saint Denis.
ALARM PËR BOMBË NË NJË METRO NË ROMË
Në një metro në Romë është dhënë një alarm i rremë për bombë. Një pako e dyshimtë bëri që të mbyllej stacioni i Lapantos dhe të ndërpritej linja Ottaciano-Termini për afro një orë. Alarmi u bë rreth orës 10.45 për një çantë të lënë në platformën Anagnina. Menjëherë në vendngjarje arriti policia dhe skuadra xheniere e stacionit lokal të policisë. Pas kontrolleve u verifikua që ishte një alarm fals. Ky ishte alarmi i dytë fals për bombë brenda 24-orëve në Romë. Mbrëmë rreth orës 21.00, një çantë e braktisur pranë ambasadës amerikane në rrugën Veneto në Roma, shkaktoi panik.