Në Postribë është përkujtuar 75 vjetori i kryengritjes kundër regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha, e para në Europë. I pranishëm në këtë 75 vjetor ishte edhe nënkryetari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Alfred Rushaj i cili lexoi mesazhin e kreut të PD Lulzim Basha duke thënë se edhe sot pas 75 vitesh një perde hekuri ka ndarë Shqipërinë nga kombet perëndimore duke akuzuar kështu qeverinë aktuale të PS.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Deda tha se Shqipëria në vend që të përparojë po shkon 75 vite pas nga regjimi aktual i kryeministrit Rama.

Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se pinjollët e atyre që vranë 75 vite më parë sot po e kthejnë Shqipërinë në një hapësirë të shkretë ku të gjithë po emigrojnë.

Në fillim të ceremonisë në memorialin për të rënët në kryengritjen e Postribës 75 vite më parë u vendosën kurora me lule në nderim të tyre si dhe u këndua himni kombëtar. Në fund të aktivitetit pati edhe një koncert artistiko-kulturor ndërsa morën pjesë edhe deputetë të PD dhe qytetarë të Postribës, njësi e cila mban titullin “Nderi i Kombit”.

Artikulli paraprakDREJTORI: TURIZMI I BRENDSHËM GJALLËROI SHKODRËN
Artikulli tjetërSHKODËR, DITA FUSHORE E MISRIT, PREZANTOHEN 56 HIBRIDE