
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Papa Leone XIV, të zgjedhur sot në Vatikan. Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Spiropali shkruan:
“Habemus Papam!
Kardinali Robert Francis Prévost, Papa Leone XIV, është udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike dhe i pari Papë amerikan në histori.
Paqja, drita dhe e drejta që vjen nga Zoti, nga zemra e Krishtit të ringjallur, qoftë me Ju, Ati i Shenjtë Papa Leone XIV, dhe me të gjithë ne, besimtarët, njerëzit, popujt e kombet në të gjithë botën!”.