Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, ka vizituar për herë të parë qytetin e Shkodrës, ku këtë të diel drejtoi meshën para Krishtlindjes në kishën ortodokse të qytetit.

Vizita u konsiderua një moment i veçantë për komunitetin ortodoks, ndërsa Kryepiskopi përcolli mesazhe shpirtërore që lidhen me rolin e besimit në jetën personale, familjare dhe shoqërore.
Gjatë predikimit, Fortlumturia e Tij Joan theksoi se përpjekjet për të ndërtuar jetën dhe shoqërinë pa Zotin janë të destinuara të dështojnë, duke nënvizuar se porositë hyjnore nuk përbëjnë kufizim të lirisë njerëzore, por garanci për të. Kryepiskopi foli gjithashtu për rënien e natyrës njerëzore dhe misionin e Krishtit për ringritjen e saj.

Në mesazhin përmbyllës, Kryepiskopi Joan vuri theksin te familja si bërthama e shoqërisë dhe përgjegjësia që çdo besimtar ka ndaj komunitetit.
Pas meshës, Fortlumturia e Tij zhvilloi vizita në Bashkinë Shkodër dhe në Myftininë e qytetit, ku përcolli mesazhe paqeje, bashkimi dhe bashkëjetese, në prag të festës së Krishtlindjes.

https://youtu.be/0sSWrPeSKEw

Artikulli paraprakALIS TRIUMFON NË FEST 64, “NÂN” DO TË PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVISION 2026
Artikulli tjetërZBARDHET VRASJA E PAVLIN PREKES NË GUCI TË RE