Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi raportin për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm të Republikës, i cili i përcillet Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i PS lexoi emrat e kandidatëve në garë dhe të dhënat për ta, ku ra në sy se katër prej tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore,

Arqile Koça, Artur Selamni, Besnik Muçi dhe Granit Shahu, për të qenë në krye të Prokurorisë. Ndërsa tre të tjerët, Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani përmbushin të gjitha kriteret ligjore pasi kanë shkollën e magjistraturës, gradën shkencore dhe 15 vite përvojë pune si prokurorë. Pas seancave dëgjimore të zhvilluar dy ditë më parë me kandidatët në garë, Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani, ILDKP ka dorëzuar pranë komisionit paraditen e sotme dokumentacionin e kërkuar sa i takon pasurive të tyre. Ligjet i përcjellin kështu Kuvendit një raport të detajuar dhe do jetë vota e ligjvënësve seancën e të hënës që do zgjedhë pasuesin e Adriatik Llallës të cilit i mbaroi mandati në 7 dhjetor, seancën e të hënës. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do jenë të pranishëm në Kuvend duke e cilësuar zgjedhjen procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit si pupç kushtetues, ndërsa kanë paralajmëruar për hapa të fortë opozitarë kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Plotësojnë kushtet ligjore Ferdinand Elezi – Përmbush kriteret ligjore. S’ka qenë anëtar, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. S’ka masë disiplinore. Ermira Tafani – Plotëson kriteret ligjore. S’ka masë disiplinore.

Arta Marku – Ka mbaruar shkollën e magjistraturës dhe ka gradë shkencore. I plotëson kushtet. Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret Arqile Koça – Nuk ka gradë shkencore, është në proces të marrjes së titullit. S’plotëson kushtet. Artur Selmani – Përmbush kushtetin për 15-vjet pune në prokurori. S’ka gradën shkencore në drejtësi. ILDKP ka sjellë informacion jo kalues. Nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Nuk ka dënime. Nuk ka as magjistrature e as gradë shkencore. Besnik Muçi – Nuk përmbush kushtin me 15-vjet pune në Prokurori. S’plotëson kriteret. Granit Shahu: Nuk përmbush kushtin e vjetërsisë prej 15 vitesh punë si prokuror.

Artikulli paraprakRAMA:DO MUNDËSOJMË LËVIZJEN E LIRË TË MALLRAVE ME MAQEDONINË
Artikulli tjetërATENTAT ME ARMË NDAJ DY TË RINJVE ,NJË I ARRESTUAR