Ka nisur seanca dëgjimore te komisioni i Ligjeve për shtatë kandidatët për Kryeprokuror të përkohshëm të Republikës. Në këtë mbledhje mungojnë deputetët e opozitës. Për këtë shkak, që në nisje të seancës, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja si dhe anëtarja socialiste, Vasilika Hysi, kërkuan 15 minuta pushim, në mënyrë që komisioni të komunikojë me përfaqësuesit e opozitës.

Manja lexoi emrat e kandidatëve në garën për Kryeprokurr si Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koca, Granit Shahu, Ermira Tafani dhe Artur Selmani. Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm: Ferdinand Elezi Arta Marku Besnik Muçi Arqile Koca Granit Shahu Ermira Tafani Artur Selmani Pas seancës dëgjimore, komisioni i ligjeve do t’i drejtohet me një raport të detajuar Kuvendit për kandidatët në këtë garë, ndërsa do të jetë vota e Kuvendit që do të zgjedhë Kryeprokurorin e ri, i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm, deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas ndryshimeve të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Nga ana tjetër, opozita nuk pajtohet me ndërprerjen e mandatit të Adriatik Llallës dhe emërimin e një Kryeprokurori të Përkohshëm. Si PD ashtu edhe LSI kërkojnë që Llalla të qëndrojë në detyrë deri në ngritjen e KLP. Nishani:Të mos shkelen ligjet e Kushtetutës për zgjidhjen e prokurorit

Artikulli paraprakRITKTHEHEN HAJDUTËT E MAKINAVE, ARRESTOHET NJË 41 VJEÇAR
Artikulli tjetërPRANGA 2 SHQIPTAREVE PER TRAFIK DROGE NË ITALI, FURNIZOHESHIN NË BALLKAN