Dje mori zyrtarisht detyrën dhe duket se Arta Marku e ka pasur në mendje atë që do të bënte. Pikërisht 2 ditë pas votimit të saj mes protestave dhe tymit në Kuvend, mësohet se Marku e ka bërë gati lëvizjen e saj të parë.

Lëvizjen e drejtuesve të prokurorive. Ndryshimet pritet të nisin që nga Tirana që ka drejtuesin e komanduar e do të shtrihet në rrethe. Mësohet se do të ketë lëvizje në shumicën e drejtuesve të prokurorive. Mes të komanduarve është Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës, ai i Prokurorisë së Elbasanit, e prokurori të tjera në rrethe. Nuk dihet ende se mbi ç’bazë do të bëhen këto lëvizje pasi ligji nuk i lejon emërime drejtueses së përkohshme të prokurorisë.

Emërimet dhe ndryshimet mund të bëhen vetëm pas formimit të KLP-së dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri.

Artikulli paraprakGREQIA SEKUESTROI KËTË VIT 16 TONË KANABIS, SHUMICA NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërDROGË NËPËR RRUGËT E PARMËS, ZBULOHET GRUPI SHQIPTAR