Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në takim me gratë dhe vajzat. Ai tha se po e thotë për herë të parë nga Vlora pse po mbledh vetëm gratë. Sipas kreut të PS-së, përmes grave ne afrojmë çdo mendje dhe zemër, por pa përjashtuar burrat dhe djemtë.
“Çfarë është ky hall i madh që Edi Rama mbledh vetëm gratë? Këtu në Vlorë po e kthej përgjigjen për herë të parë. Çfarë shikoni këtu vërdallë nuk janë gra dhe vajza të mbledhura për të duartrokitur, por janë trupa që udhëheqin betejën tonë, për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve në të gjithë qarkun e Vlorës, dhe kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë. Por nga ana tjetër, ky është superioriteti ynë, sepse vetëm me gratë e pararojës ne mbushim një sallë si kjo.”-tha Rama

Artikulli paraprakVLLAZNIA DHE LAÇI KANË NDARË PIKËT NË SHKODËR NË BARAZIMIN 1-1 QË KA SJELLË GËZIM TE SHKODRANËT
Artikulli tjetërAGRON SHEHAJ TAKIM NË LEZHË: SOT KEMI MIJËRA MBËSHTETËS TË PARTISË “MUNDËSIA”