
Kryetari i Bashkisë Benet Beci postim në facebook :
Në lagjen “Tepe” ka nisur pastrimi i kanalit kryesor kullues, i cili lidhet drejtpërdrejt me kolektorin e qytetit. Ky segment, rreth 1 km i gjatë, do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e kullimit të ujërave gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, duke lehtësuar jetën e banorëve.
Ky është një tjetër hap në rikthimin e funksionalitetit të kolektorëve të Shkodrës, të lënë pas dore prej shumë vitesh.
Shkodra ka nevojë për punë të vazhdueshme dhe serioze dhe ne jemi të vendosur të mos ndalemi!






