Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë një thirrje publike për të gjithë dashamirësit e futbollit që të mbështesin skuadrën vendase në ndeshjen e rëndësishme Besëlidhja – Sopoti, e cila do të zhvillohet nesër në orën 14:00.

“Ka ndonjë që nuk do të vijë? A nuk e deshëm të ringjallim futbollin? A nuk duhet ta mbështesim skuadrën tonë në këtë përballje me rivalin direkt? Unë do të jem aty në orën 14:00! Hajdeni edhe ju, të shijojmë së bashku fitoren e shumëpritur,” – u shpreh Ndreu në thirrjen e tij.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin e Lezhës dhe konsiderohet vendimtare për ecurinë e Besëlidhjes në kampionat.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZGJEDHJET NË TIRANË/ PD MBLEDH NESËR KRYESINË, NË FOKUS BISEDIMET ME ALEATËT PËR KANDIDATIN E PËRBASHKËT
Artikulli tjetërURSULA VON DER LEYEN VIZITON KOSOVËN MË 15 TETOR, TAKIME ME OSMANIN DHE KURTIN