Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka inspektuar mbrëmjen e sotme situatën tek Ura e Bahçallekut dhe lagjen “Ajasëm”. Në lagjen “Ajasëm” Spahia takoi banorët e zonës, ku për familjet me persona të sëmurë dhe të moshuarit ai kërkoi evakuim të tyre. Bashkia Shkodër ka caktuar grupet e punës dhe numrin e emergjencës për ndërhyrje në çdo rast nevoje.

POSTIMI I PLOTË

📍Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia ka inspektuar në orët e mbrëmjes situatën tek Ura e Bahçallekut dhe lagjen “Ajasëm”.
⭕️Për shkak të rrezikut që paraqesin prurjet e lumit Drin, menjëhere pas shëmbjes së urës së vjeter, bashkia Shkodër ka vendosur bllokimin e lëvizjes së mjeteve në urën e Bahçallekut. Aktualisht hyrje – daljet për në Shkodër kryhen vetëm përmes rrugës së vjetër të Mjedës.
⭕️Në lagjen “Ajasëm” z.Spahia takoi banorët e zonës, ku për familjet me persona të sëmurë dhe të moshuarit ai kërkoi evakuim të tyre. Bashkia Shkodër ka caktuar grupet e punës dhe numrin e emergjencës për ndërhyrje në çdo rast nevoje.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBI 100 EFEKTIVË NGA FORCA TOKËSORE DHE BAZA E MBËSHTETJES PËR EMERGJENCAT CIVILE, NË NDIHMË TË SKUADRËS SË EFEKTIVËVE NË SHKODËR (VIDEO)
Artikulli tjetërUKRAINË/ SULMI MBI CENTRALIN BËRTHAMOR, OKB: NDALONI ÇMENDURINË!