Kryetari i Bashkisë Shkodër ka pritur në një takim të veçantë studiuesen e njohur Lucia Nadin, të cilën e cilësoi si një mike të kahershme të Shqipërisë, Shkodrës dhe familjes së tij.

Gjatë takimit, kryebashkiaku vlerësoi kontributin e saj të çmuar në studimin dhe promovimin e trashëgimisë historike shqiptare, veçanërisht të qytetit të Shkodrës. Një vlerësim i veçantë iu kushtua punës së Lucia Nadin për zbulimin dhe studimin e Statuteve të Shkodrës, të konsideruara si një nga dëshmitë më të hershme të qytetarisë shkodrane dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror e juridik të qytetit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale:

Pata një kënaqësi të veçantë të prisja në zyrën time një mike të kahershme të Shqipërisë, Shkodrës dhe familjes sime, znj. Lucia Nadin; një studiuese e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë historike dhe zbuluese e Statuteve të Shkodrës, një nga dëshmitë më të hershme të qytetarisë shkodrane dhe zhvillimit ekonomiko-shoqëror e juridik të qytetit tonë.

Një privilegj ta takoja pas kaq shumë vitesh dhe ta falënderoja personalisht për kontributin e saj të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e historisë shqiptare dhe sidomos asaj shkodrane.

Artikulli paraprak2.6 MLN TURISTË NË 4 MUAJ, RRITEN FLUKSET TURISTIKE NË SHQIPËRI, SHTOHEN VIZITORËT NGA EUROPA DHE AZIA
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NGA ARRESTI KARDIAK, 73-VJEÇARI ISHTE TRANSFERUAR NGA BURGU I LEZHËS NË QSUT PËR TRAJTIM TË SPECIALIZUAR