Kryetari I fshatit Obot, Gregor Pemaj ka kërkuar përmes mediave lokale një takim zyrtar me kryeministrin e vendit Edi Rama sa I takon dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet gjatë javëve të fundit. Kryetari I fshatit thotë se Oboti nuk ka patur asnjë mbështetje gjatë këtyre 8 viteve qeverisje.

Kryetari I fshatit Obot tregon se banorët nuk mund të mbjellin më në tokat e përmbytura për shkak të tejngopjes nga uji ndërsa shton se dhejtëra kultura kanë dalë jashtë funksionit si shkak I ujit deri në 2 m në këto toka.

Fshati Obot është një nga më të prekurit në njësinë Ana e Malit, ku deri pak ditë më parë I gjithë fshati ka qenë nën pushtetin e ujit. Prej kohësh banorët kërkojnë mbështetje nga qeveria, si për sigurimin e bazës ushqimore po ashtu edhe në menaxhimin e situatës së përmbytjeve, pasi po përsëriten pothuaj çdo dy vjet duke shkaktuar miliona dëme në tokat e mbjella

Artikulli paraprakVLLAZNIA, NË 9 MARS HAPET ANKANDI PËR PRIVATIZIMIN
Artikulli tjetërPOSTPËRMBYTJA, BANORËT KËRKOJNË DËMSHPËRBLIM