Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari priti në një takim të përzemërt e vëllazëror, Kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas ef. Alija, që shoqërohej në këtë vizitë nga nënkryetari i parë i KMShZ-së, Mr. Fehim ef. Abazi dhe nënkryetari i dytë i KMShZ-së, Dr. Besim ef. Nuzi.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu i Shkodrës shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e shumëpritur të vëllezërve të tij të dashur që mbledh nën ombrellën e tij mbi 80 qendra islame shqiptare në Zvicër.
Gjatë bashkëbisedimit vëllazëror u diskutua rreth angazhimeve dhe shërbimeve me dobi që hoxhallarët e nderuar shqiptarë kryejnë sot në shtetin helvet, duke u bërë ambasadorët më të mirë të Islamit dhe të trashëgimisë së pasur kombëtare.






