Ende nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve kur Shkodra foli, qytetarët e Shkodrës folën e Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Pas një muaji fushate ose pak më shumë, kohë gjatë së cilës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej një Shkodër më e mirë, qytetarët e Shkodrës na besuan dhe ky besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm. Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e fillimit të punës për bashkinë. Do të doja të thosha edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Shkodrës e për t’i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo shkodrani e shkodraneje me më të mirën tonë. Jam shumë i lumtur t’ju them që ne patëm një fushatë të shkëlqyer në Shkodër. I jam mirënjohës çdo shkodrani, por edhe bashkëpunëtorëve të mi. I jam mirënjohës çdo anëtari të PS-së, të cilët me dëshirën, luftën e përpjekjen e tyre ndonjëherë as nuk guxonin të mendonin se do të fitonin; kanë qenë mbështetës të jashtëzakonshëm. I jam mirënjohes çdo demokrati, që na ka parë me dyshim dhe më në fund shumë prej tyre kanë arritur të na besojnë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Shkodrën do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë. Faleminderit të gjithë votuesve, numëruesve, komisionerëve, punonjësve të policisë, gazetarëve, të gjithëve ju që na ndihmuat të kishim këtë fushatë të shkëlqyeshme. Faleminderit shumë!
©Terenc Pepa për foton shoqëruese.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=721152120012906&set=a.131548332306624

Artikulli paraprakSIGUROI MANDATIN E DYTË NËN LOGON E PS, FLET PJERIN NDREU
Artikulli tjetërVIJON NORMALISHT NUMËRIMI NË KZAZ NR.15 NË KURBIN