Dita e martë dhe e mërkurë janë parashikaur si ditë të hapura për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç në të gjithë vendin. Kryevaksinatori Arben Xhabija, në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor I bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID në mënyrë që të rritet imunizimi I popullsisë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në portalin E-Albania për të caktuar orën e vaksinimit osë mund të paraqiten direkt pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Vaksinimi I hapur do të shtrihet vetëm në datat 29 – 30 qershor ndërkohë që më pas ky proces do t’I kthehet ritmit normal të punës.