
Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Mirëmëngjes nga Spitali Rajonal Shkodër ku një pacient 52-vjeçar me hipertension arterial të pakontrolluar prej vitesh u trajtua me sukses pas diagnostikimit të një stenoze kritike të arteries renale të majtë, një shkak i rëndësishëm i hipertensionit renovaskular.
Përmes një procedure të avancuar të angioplastikës endovaskulare dhe vendosjes së një stenti të medikuar, u rikthye qarkullimi normal i gjakut, duke krijuar mundësi për kontroll më të mirë të tensionit arterial dhe përmirësim të cilësisë së jetës së pacientit.
Ky intervenim u realizua falë bashkëpunimit të Shërbimit të Hemodinamikës dhe Kirurgjisë Vaskulare, duke dëshmuar nivelin e lartë profesional dhe kapacitetet moderne që ofron Spitali Rajonal Shkodër.
👏 👨⚕️Falënderime ekipit operator:
🔹 Dr. Gledis Zaimi
🔹 Dr. Besmir Grizhja
🔹 Dr. Aurel Demiraj
🔹 Inf. Afrim Bashi
🔹 Inf. Ermal Dibra
Përgëzime për profesionalizmin dhe përkushtimin në shërbim të pacientëve!






