
GJEOGRAFI FLET PËR GRYKËDERDHJEN E BUNËS DHE KRIJIMIN E DY ISHUJVE TË RI. Kohët e fundit grykëderdhja e Bunës në Velipojë po njeh disa ndryshime interesante.
Dinamika e saj është e madhe. Kjo bëhet e ditur nga gjeografi Ervis Krymi i cili thotë se abrazioni detar në Velipojë kanë dëmtuar një pjesë të madhe të tokës. Në Velipojë si shkak i këtyre fenomeneve janë krijuar dy ishuj të vegjël, i pari është nga grykëderdhja e Bunës për në qendër të plazhit dhe tjetri ndodhet në mes të ujit. Sipas profesor Krymit për këto fenomene duhen studime serioze dhe një vëmendje më e madhe për lumin Buna Kjo është harta e vjetër në grykëderdhjen e Bunës. Vijëzimi me ngjyrën lejla është bregdeti i sotëm në delta Bunën duke treguar qartë pjesën e madhe të tokës që ka shkuar dëm nga abrazioni detar.