Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka sot ditëlindjen.

Ai mbush 52 vjeç. I lindur më 4 korrik 1964 në qytetin e Tiranës, kryeministri Rama e nisi karrierën e tij profesionale si pedagog në Universitetin e Arteve ku mori pjesë edhe në lëvizjen e Dhjetorit të viteve 90’. I njohur për shpirtin e tij rebel, Rama ka dhënë një kontribut të madh në ato vite si aktivist. Në mes të viteve 90’ Rama u largua për në Francë për t’u rikthyer pas vdekjes së të atit, Kristaq Ramës. Menjëherë u kontaktua nga kryeministri i kohës, Fatos Nano dhe mori postin e ministrit të Kulturës. Më pas në vitin 2001 mori në dorë çelësat e Bashkisë Tiranë për ti dorëzuar ato pas një rezultati të kontestueshëm, në vitin 2011. Me t’u larguar nga Bashkia, Rama botoi veprën “Kurban” e dyta vepër e tij pas asaj “Refleksionet” me Ardian Klosin”. Prej vitit 2013 Edi Rama mban postin e ministrit të parë, pra atë të kryeministrit. Edi Rama është i martuar me Linda Ramën. Ai ka dy fëmijë Gregun dhe Zahon.

Artikulli paraprakBE-ja: 96 MLN € PËR HEKURUDHAT NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE SERBI
Artikulli tjetërFITER BAJRAMI, KRYTARI I KMSH-së URON BESIMTARËT MYSLIMANË