Aksident i rëndë dhe masiv pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras. Nga përplasja e disa automjeteve, ka humbur jetën një vajzë e cila ka qenë në një prej automjteve. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Forca të shumta policie dhe ambulanca u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Të plasgosurit janë transportuar në QSUT ku po marrin ndihimë mjekësore. Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë automjeti tip “Benz” me targa AA308KH i cili dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Artikulli paraprakNË RRUGËT “PA KRYE” NË SHKODËR
Artikulli tjetërGUR I ZI, DHUNË NDAJ 54 VJEÇARIT