
Kryqi i Kuq në Shkodër ka nisur një konkurs të përvitshëm me nxënës të shkollave të qytetit për dhënien e ndihmës së shpejtë.
Pesë grupe të ndryshme demonstruan në lulishten përpara bustin të Isa Boletinit. Qytetarët kanë nevojë që të kenë informacion se si duhet vepruar në raste emergjente për të dhënë ndihmën e shpejtë. Kryqi i Kuq një kontribut e jep në rastet kur qytetarët paisen me lejet e drejtimit. Grupi fitues gjatë këtij konkursi nga Kryqi i Kuq për dhënien e ndihmës së shpejtë do të marrë pjesë më pas në konkursin kombëtar që do të zhvillohet pas pak kohësh.


