Ky është Shtjefën Ivezaj, një 86 vjeçar i cili prej 18 vitesh shtëpinë e tij në Tuz të Malit të Zi e ka kthyer në një muze etnografik për kombin shqiptar. Tashmë i njohur kudo, 86 vjeçari sëbashku me bashkëshorten e tij 82 vjeçare të vetëm kujdesen për muzeun e quajtur “Lekaj” të cilin Ivezaj thotë se s’do kishte mundur që ta mbante asnjë prej shteteve të Ballkanit ashtu siç e mban ai. Pavarësisht këtij kontributi të pashembullt që jep për historinë, kulturën dhe etnografinë kombëtare shqiptare Shtjefën Ivezaj ka të ardhura aq minimale sqë për ushqimet i duhet çdo muaj që të marrë para borxh.

Tentativat për ta vjedhur muzeun që ka ndërtuar Ivezaj kanë qenë të shumta por 86 vjeçari flë me pistoletë në dorë çdo natë ndërsa thotë se 5 herë ia kanë hequr flamurin shqiptar përpara muzeut.

Shteti i Malit të Zi por edhe shteti shqiptar nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme Shtjefën Ivezaj pavarësisht kontributit të tij të çmuar me këtë muze etnografik që ka ndërtuar vlera e të cilit është e paçmueshme për rëndësinë e madhe historike dhe kulturore që ka.

86 vjeçari Shtjefën Ivezaj i ka hapur varrin vetes dhe bashkëshortes së tij përpara shtëpi muze ndërsa thotë se edhe nga varri ai do të kujdeset për muzeun etnografik.

Shpesh herë Shtjefën Ivezaj ka kërkuar që qoftë individë apo organizata që në fokus kanë çështjen kombëtare apo edhe institucionet e ndryshme ta mbështesin për të mos e lënë në ato vështirësi në të cilat jeton por ndihmat ndaj 86-vjeçarit që ka krijuar këtë pasuri të rrallë kombëtare janë thuajse të papërfillshme për vite me radhë.

Artikulli paraprakPËRMBYTJA, ZVOGËLOHET SIPËRFAQJA E TOKAVE NËN UJË
Artikulli tjetërKUVENDI NIS PUNIMET TË HËNËN, GRAMOZ RUÇI: SEANCA FILLON NË ORËN 17:00, GAZETARËT DHE KAMERAT NUK DO HYJNË NË SALLË, POR DO LEJOHEN TË…