Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime, dhe në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore.

Në fakt pas mesditës parashikohet zhvillim i vranësirave lokale në juglindje të vendit duke rrezikuar edhe ndonjë shi afat shkurtër dhe të papërfillshëm. Parashikohet që pjesa tjetër e mbetur e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 3°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNET-QËNDRIMET E TURISTËVE NË SHQIPËRI U AFROHEN NIVELEVE TË PARA KRIZËS, EUROSTAT: RIKUPERIMI MË I SHPEJTË NË EUROPË
Artikulli tjetërPOLICIA KONTROLLE INTENSIVE, IU PEZULLOHET PATENTA 13 SHOFERËVE