Moti ne vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Sipas MeteoAlb kushtet e motit në vendin tonë do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në zonat malore, por zona e ulët dhe kryesisht zona bregdetare mbeten me kthjellime. Parashikohet që edhe Mesdita dhe pasditja vijojne me kthjellime, ndërsa vranësira shfaqen në zonat veriore dhe lindore por pa reshje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, konkretisht: Rajonin e Mesdheut, Qëndrën dhe Ishujt Britanikë.

Po ashtu veriu dhe lIndja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme. Ndërsa vranësira të shpeshta dhe herë pas-here rrebeshe shiu paraqiten pjesërisht Europa Perëndimore dhe Brigjet e Detit të Zi.