Vendi ynë do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës. Sipas Meteoalb, pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore dhe jug të vendit.

Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 15-19 gradë, ndërsa gjatë ditës arrijnë deri në27 gradë C në veri, deri në 27-32°C në zonat e ulëta.

Era do të jete me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur .

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik është përfshirë i nxehti afrikan duke mbajtur temperatura te larta, ndërsa në Europën juglindore dhe Ballkan moti do të jetë me vranësira reshje dhe shiu me stuhi lokale.

Artikulli paraprakSHTYPI I DITËS, 14 QERSHOR 2022
Artikulli tjetërHOROSKOPI I DITËS SË SOTME, 14 QERSHOR 2022