Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta paraqiten në zonat malore por kryesisht mot i kthjellët mbizotëron në zonat bregdetare. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten gjatë pasdites dhe orëve të natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Dy skajet e Europës Perëndim dhe Lindje do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme me vranësira dhe shira të pakët. Ndersa kthjellimet dominojnë Veriun, qëndrën dhe Rajonin e Mesdheut.