Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës

Temperaturat e ajrit kanë shënuar këtë fillim jave 8 gradë Celsius minimalja, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 21°C

në zonat e ulëta 11 deri 23°C

në zonat bregdetare 14 deri 23°C

Ndërkohë pas mesjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

Artikulli paraprakVËSHTIRËSI EKOMOMIKE DHE SFIDA NË PUNË, ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT
Artikulli tjetërBURGOSJA E ERVIN SALIANJIT! PD NIS AKSIONIN OPOZITAR, PRITET TË BOJKOTOJË KOMISIONET! A DO E BLLOKOJË OPOZITA SEANCËN PARLAMENTARE?