Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të herëpasherëshme dominojnë motin në territorin shqiptar gjatë paradites. Por orët vijuese sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve. Edhe nata parashikohet të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke bërë vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 1°C deri në 19°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Moti i kthjellët ka përfshirë thuajse gjithë kontinentin Europian. Konkretisht me mot të kthjellët dhe temperatura të larta paraqitet Perëndimi dhe Jugu i saj. Po ashtu me mot të kthjellët dhe të ftohtë mbetet Skandinavia. Ndërsa vranësira dhe reshje dëbore do ketë Europa Lindore.