Masat ajrore të ftohta nga verilindja do të sjellin një tjetër rënie temperaturash në vend.

Zonat bregdetare dhe të ulëta do të kenë kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga vranësira më të dendura, me reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore në jug.

Gjatë natës, moti do të mbetet i kthjellët, por i ftohtë. Temperaturat do të bien me 2-3°C, duke variuar nga -3°C në mëngjes deri në 14°C në mesditë.

Era do të fryjë e fortë nga verilindja, me shpejtësi mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në Adriatik dhe Jon.

Artikulli paraprakKOHA PËR T’U ÇLIRUAR NGA E KALUARA DHE PËR T’U FOKUSUAR TEK E ARDHMJA, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërRAMA PËR REFORMËN NË DREJTËSI: U BË FALË VULLNETIT TONË! KEMI EDHE NE “DERRAT” TONË, POR…