Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta ku herë pas herë do të kemi reshje të izoluara shiu e dëbore në territor. Parashikohet që këto kushte të motit të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 3 gradë në mëngjes, por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Vendet e Rajonit do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa reshjet do jenë të izoluara dhe të pakta, por gjithë pjesa tjetër e Kontinentit mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore.