Kjo e premte do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas Meteoalb, edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë dominuese në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.