Masat ajrore të ngrohta por me lagështirë me origjinë jugore do të diktojnë kushtet e motit në territorin shqiptar. Për pasojë pjesa e parë e ditës do të paraqitet me mot të kthjellët sipas meteoalb.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë një sistem me vranësira, të cilat gjatë orëve të natës do të gjenerojnë reshje fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.

Era do fryjë meatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa: Europa Lindore, qendra dhe pjeserisht Jugun mbeten me vranesira dhe reshje. Ndërsa me kthjellime dhe vranesira kalimtare mbetet veriu dhe Brigjet e Egjeut.

Artikulli paraprakLËNG DOMATESH NË MËNGJES, PËRFITIMET E MËDHA PËR ORGANIZMIN
Artikulli tjetërU INAUGURUA DJE, RAMA NXJERR PAMJET NGA SPITALI I FIERIT: I PAJISUR ME INFRASTRUKTURË MODERNE, SHËRBIMET PA BISHTA TË RYSHFETIT