Mesdita pritet që të sjellë vranësira në zonat jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë kushtet atmosferike në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave në zonat Jugore dhe gradualisht përfshijnë edhe zonat qendrore duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Gjatë natës reshjet përfshijnë gjithë vendin tonë ku në zonat e thella malore shfaqen sërish reshjet e dëborës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 16-17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe pjesërisht vendet e Ballkanit perëndimor mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku reshjet e e pakta të shiut dhe dëborës do jenë mbizotëruese. Ndersa kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

Artikulli paraprakRAMA URON MIRMËNGJES ME FJALIMIN E KANDIDATES SË PS NË SHKODËR: NËSE DONI NDRYSHIMIN, JA KU E KENI
Artikulli tjetërANGELA MERKEL PRITET TË VAKSINOHET SOT KUNDËR COVID ME “ASTRAZENECA”