Moti i kthjellët do të mbizotërojë në territorin tonë deri gjatë orëve të pasdites këtë të martë, 4 korrik.

Gjatë pasdites pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në të gjithë zonën malore do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakYJET DO TË FAVORIZOJNË MBI TË GJITHA JETËN TUAJ NË LIDHJE… HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërSOT PAVARËSIA E SHBA-VE, RAMA NXJERR FOTOT NGA PRITJA E CLINTON: ZOTI JU BEKOFTË!