Vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë mëngjesit, por mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë mëngjesit.

Mesdita sjellë shtim të vranësirave në veri dhe juglindje të vendit duke gjeneruar reshje të izoluar shiu e dëbore. Por mbrëmja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 10°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira kalimtare kanë dominuar pjesën më të madhe të kontinentit konkretisht në Perëndim-Qendër dhe zonat Jugore. Ndersa vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm në Brigjet e Egjeut dhe pjesërisht rajonin e Ballkanit.

Artikulli paraprakSOT KUVEND, PRITET TË MIRATOHET AKTI NORMATIV QË I HAP RRUGË VAKSINAVE RUSE DHE KINEZE
Artikulli tjetërSTAR TREND – SARABELA HASANAJ