Ne te vertetë kjo është pyetja. Ku shkuan paratë e investuara 4 apo 5 vite më parë. Apo së bashku me ujin ikën edhe investimet aq të rëndësishme që u fol se do të zgjidhin njëherë e mirë problemin e përmbytjeve në zonën e Dajçit.

Në një vend citohet për 10 milion dollarë të akorduara nga qeveria shqiptare e asaj kohe, ndërkohë që sot shihet qartë se cili është investimi. Një argjinaturë e dëmtuar ende pa nisur mirë, ndërkohë që këto investime ishin shpresa e atyre banorëve. Megjithate pa dashur te bejme aludime per cilesine e investimeve, apo edhe per nderhyrjet e bere, duke se kjo situate e sjelle edhe ne menyre kronologjike, sjell domosdoshmerine e nje nderhyrje te plote dhe nje plani te studiar mire per manaxhimin e rrezikut te permbytjeve, strategjie dhe afate konkrete, llogari te bere dhe financa te sigurta ne menyre qe Dajci apo edhe Ana e Malit te mos rrezikohen sa here ka reshje, nderkohe qe investimet qesharake per te miminizuar demet te mos jene pjese e faqeve te para te medias, por te jete nje pergjegjesi serioze e gjithsecilit prej institucioneve qe duhet et mbaje pergjegjesite per parate e shpenzuara te taksa paguesve shqiptare e ne menyre te vecante te atyre qe permbyten sa here ka reshje dhe rritje te nivelit te Bunes ne zonen e Nenshkodres.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROGRAMI I MBËSHTETJES SË FERMERËVE FINANCUAR NGA USAI NË MALËSINE E MADHE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, LEZHA DHE ULQINI BASHKË NË PROJEKTE FINANCIMI