Ne Shkoder çalojne shume gjera por ajo qe duhet shihet si me problemtike eshte vemendja ndaj femijeve . Ne bashkine Shkoder mungojne kendet e lojrave per femije dhe ato qe dikur jane ndertuar me shume fale donacioneve te organizatave civile jane te shkaterruar. Lojra te demtuara ne mes te baltes dhe ujrave te zeza eshte ajo cka i ofrohet si argetim femijeve te Shkodres , dhe fakti qe ato jane te boshatisura tregon me se miri se politikat dedikuar gjenerates te se ardhmes jane te deshtuara.

Cilindo qytetar rastesor po ta pyetesh per listen e prioriteteve pjesa me e madhe e tyre liston femijet por ne Bashkine Shkoder ky prioritet anashkalohet. Kjo pasi ne asnje moment nuk eshte projektuar nje kend sado i vogel lojrash per femije e aq me pak fusha apo terrene sportive. Ndersa ne kryeqytet kendet e lojrave kane patur nje axhende te veten duke krijuar impakt pozitiv ne komunitet ne Shkoder keto projekte duken futuriste .

E kjo neglizhence eshte nje kosto per prinderit e ketij qyteti te cilet per te argetuar femijet e tyre detyrohen te paguajne. Duket se biznesi i shkodres e ka kuptuar shume para bashkise shkoder nevojat e qytetareve , duke krijuar mjedise te shumta per argetimet e femijeve , duke shfrytezuar sigurisht kete neglizhence te ketij institucioni, ne favor te vetin.