Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Pasditen e sotme ekipi I drejtuar nga trajneri Silvinjo mbajti seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u vëzhgua gjendja fizike e lojtarëve dhe u provuan skema të ndryshme taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije që ekipi u stërvit I plotë më të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen në orët në vijim.

Seanca stërvitore e radhës do të zhvillohet nesër pasdite, e cila do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

Artikulli paraprakDEPUTETI GJIN GJONI DENONCON “MASAKRËN” NË ISH-BURGUN E SPAÇIT: QEVERIA PO ZHDUK KUJTESËN KOMBËTARE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, MOT I KTHJELLËT DHE TEMPERATURA TË LARTA