Pasditen e së mërkurës në kinema “Millenuim” u performuan disa pjesë instrumentale nga Kuarteti i harqeve “ILA 74”. Nën emocionet e kësaj shfaqjeje muzikore Kostika Tanto tregon se rikthimi në Shkodër pas 45 vitesh është shumë i veçantë për ta.

Ndërkohë për Ilo Kanai si instrumentist rikthimin për të luajtur muzikë në Shkodër e cilëson si një realizim të një ëndrre të kahershme.

E për kompozitorin e mirënjohur shkodranë Gjon Shllaku i cili ka realizuar disa nga partiturat e këtij koncerti të cilat ia ka dhuruar grupit ku shpreson që edhe publiku ta pëlqejë.

Pas një ndërprerje të gjatë shumëvjeçare grupi u ribashkua sërish të cilët për tre vite të aktivitetit muzikor dhanë disa koncerte në të gjithë vendin. Grupi i tyre u themelua në vitin 1974 kur ishin studentë në kryeqytet ku krijuan kuartetin e harqeve “ILA ’74”