Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në Shkodër, vijon të mbetet një shqetësim për banorët prej më shumë se 30 vitesh. Situata vështirësohet më shumë gjatë stinës së dimrit.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, kabllot elektrike shkëputen dhe bien në tokë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Pavarësisht rrezikut që ju kanoset, banorët thonë se institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë deri më tani për të ndërhyrë në riparimin e rrjetit elektrik.

Ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse është shumë e nevojshme në fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi, në mënyrë që të parandalohen incidentet që mund të ndodhin, si shkak i amortizimit të rrjetit elektrik në këtë zonë.