
Rrezikshmëria që këto tela përbëjnë është tepër e lartë.
Banorët e fshatit Kuç po përballen çdo ditë me një problem shumë serioz të cilët nëse nuk janë të kujdesshëm mund ti kushtojë jetën.Problemi që ata kanë, ka të bëjë me shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike i cili është i amortizuar dhe shtrihet vetëm 2 metër lart nga toka.
Nuk kanë qënë të pakta rastet kur telat janë shkëputur tregojnë banorët por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Mire Kola banore e këtij fshati thotë se kjo situatë ka të paktën 15 vite dhe askush nuk ka marrë masa.
Sipas saj banorët kontribuojnë vetë për të mirëmbajtur rrjetin elektrik e gjithashtu kanë bërë rikonstruksionin e kabinës paso OSHEE nuk i është përgjigjur
Në stinën e dimrit shirat dhe erërat e forta ndikojnë në rrëzimin e telave.Vendosja e tyre u pa si e përkohëshme, por sot pas 15 vitesh askush nuk është interesuar për banorët e kësaj zone.
Kontakti me telat apo rrëzimi i ndonjërit prej tyre mbi banesa do të thotë vdekje e sigurtë për banorët


