Nën moton “Kudo Bashkë”, fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara u bënë protagonistët e një nate të mbushur me art, emocione dhe mbi të gjitha, mesazhe të forta ndërgjegjësimi. Përtej kufizimeve, këta të rinj treguan se talenti dhe dëshira për të jetuar e krijuar nuk njohin barriera.

Përmes muzikës, aktrimit dhe lëvizjes, ata dëshmuan se kur u jepet mundësia, mund të dhurojnë art të pastër dhe të prekin zemrat e kujtdo.

Ky aktivitet, i organizuar nga Qendra “Lumturo Dhimbjen” me mbështetjen e Teatrit “Migjeni” dhe nismës “Super Omeri”, erdhi si një thirrje e hapur për të gjithë shoqërinë për më shumë gjithëpërfshirje, pranim dhe mbështetje.

https://youtu.be/7vgRLWcqjeM

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZBULOHEN DETAJE TË REJA NGA VRASJA E 40-VJEÇARIT NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërGJYSMA E PLAZHEVE TË LEZHËS PA PAGESË