
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të zhdukurve, në universitetin e Shkodrës”Luigj Gurakuqi” u mbajt sot simpoziumi shkencor “Kufiri I Shpresës dhe I vdekjes në vitet 1944-1991, Shkodra përballë të kaluarës. Aktiviteti u çel me ekspozitën arkivore të fondit të degës së punëve të brendshme Shkodër, ku u prezantuan dokumente mbi përndjekjet dhe arratisjet gjatë diktaturës komuniste.
Pjesë e këtij aktiviteti isht kryetarja e kuvendit të republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila në fjalën e saj u shpreh se nuk ka demokraci pa ndëshkuar krimet e komunizmit, ndaj mbështesin të gjitha strukturat për zbardhjen e dosjeve dhe dënimin e autorëve.
Në fjalimet përshëndetëse morën pjesë edhe rektori I universitetit , Tonin Gjuraj,kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula, së bashku me përfaqësues të OSBE-së dhe institucioneve vendore.
SILV IO GONZATO AMBASADORI BASHKIMIT EVROPIAN
“Është e rëndësishme ti japim rëndësinë e duhur kujtesës historike si dhe nevojës që shoqëria shqiptare të mbajë gjallë zërat e viktimave të komunizmit, sepse vetëm duke kujtuar viktimat mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë. “
Ish deputetja demokrate Emilia Koliqi u shpreh se kuvendi dhe qeveria po pengojnë procedurat për denimin e krimeve të komunizmit.
Ne salle ishin te pranishem Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, drejtues te shoqatave të ish-të perndjekurve politike si dhe vetë ish-te burgosur të diktatures.






