Ndalimi i grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri më 13 dhjetor. Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërsa me urdhrin e mëparshëm afati ishte deri me 29 nëntor.

“Në urdhrin nr.633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” të ndryshuar bëhet ndryshimi si vijon:

Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi deri në datën 29.11.2021 zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”, shkruhet në vendimin e Ministrisë.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit më 2 dhjetor, ekspertët e Komitetit Teknik duke marrë parasysh edhe qarkullimin e variantit të ri të koronavirusit nëpër vende të ndryshme të botës, njoftuan se masat kufizuese në vend nuk do ndryshonin. Por, shtuan se situata po mbahet në monitorim.