Letra që ka mbërritur në ministrinë e Shëndetësisë nga Unioni i biznesit për lirimin edhe më shume të masave anticovid dhe konkretisht zgjatjen e orarit edhe përtej orës 00:00 nuk është diskutuar me ekspertët e komitetit teknik.

Edhe pse paksa skeptik me lirimin e masave ,Skënder Brataj thotë se masat do të vijojnë të lirohen por nuk do të hiqen fare.

Brataj i druhet mutacionit Delta të koronavirusit.

Në lidhje me lejimin e muzikës nëpër lokale përtej orës 24 Brataj shpjegon se kjo nuk lidhet vetëm me covid por me faktin se lokalet janë në zona të banuara dhe muzika shndërrohet në shqetësim për banorët e zonës.

Në 1 korrik ora policore zhvëndoset nga ora 24:00 deri në 6 të mëngjesit dhe nisin të funksionojnë aktivitetet kulturore me 30 % të kapacitetit.