Ura e vjetër e Matit është vendosur nën kufizim për mjetet me tonazh mbi 13 tonë, pas ndërhyrjes emergjente të kryer për përforcimin e themeleve të saj pak muaj me pare.Që prej hapjes, ura është pajisur me sinjalistikë që lejon kalimin vetëm të mjeteve deri në 13 tonë dhe sipas monitorimeve në terren, kufizimi nuk është respektuar në mënyrë të përsëritur nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, me qëllim ndalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar dhe mjetet mbi 13 tonë duhet të përdorin rrugën alternative.ARRSH ka sqaruar se masa nuk lidhet me ndonjë çedim apo dëmtim të urës, por është marrë për të mbrojtur ndërhyrjen e kryer në themele dhe për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të strukturës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe kufizimin e vendosur, duke shmangur kalimin e mjeteve të rënda mbi urë.

https://youtu.be/ogP6PcjeQAs

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLIGJI I RI PËR PIRAMIDËN E PAGAVE NË DREJTËSI/ RAMA FTON MAGJISTRATËT NË TRYEZË: ZGJIDHJE AFATGJATË, NUK DUAM KONFLIKT
Artikulli tjetërMBETURINAT “MBULOJNË” FSHATIN STAJKË