Rreth 200 punonjës të bizneseve që kryejnë aktivitetin e tyre pranë gadishullit të Karaburunit janë ndaluar ditën e sotme në portën hyrëse të Pashalimanit.

Kjo për shkak se janë vendosur orare dhe rregulla të rejapër të shtuar sigurinë në bazën ushtarake e cila njihet si një zonë e nxehtë për trafik narkotikësh.
Në afërsi të Karaburunit ushtrojnë aktivitetin e tyre disa biznese kryesisht të peshkut.

Urdhri i Ri i bazës ushtarake të Pashalimanit përcakton se orari për lëvizshmëri në këtë zonë do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 15:00, ndërkohë që ky vendim është kundërshtuar nga punonjësit të cilët thonë se duhet të punojnë përgjatë 24 orëve.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie ditën e hënë, nëse nuk do ketë një ndryshim të rregullave të reja me ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Artikulli paraprakBERLUSKONI HETOHET PËR ATENTATIN NDAJ MAURICIO KONSTANCOS
Artikulli tjetërBIE NGA KATI I DYTË I NDËRTESËS KU PUNONTE, PLAGOSET 40-VJEÇARI